Oferta e re është gati: Juventus ofron yllin e mbrojtjes dhe para për Icardin

Juventus është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Mauro Icardi është objektivi kryesorë i Biankonerëve.

Për disa muaj me rradhë është raportuar për transferimin e Icardit te Juventusi, ndërsa sot e përditshmja italiane Tuttosport, ka zbuluar planin e ri të Zonjës së Vjetër.

Juventus planifikon tia ofrojë PSG-së kartonin e Alex Sandros dhe para për Icardin.

PSG gjithashtu është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasiqë Kurzawa do të largohet nga Parisi dhe Sandro do të ishte përforcimi ideal.

Juventus nga ana tjetër ka piketuar pasuesin e Sandros dhe ai është Emerson Palmieri.

Icardi ka luajtur 31 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 20 gola, mirëpo dëshiron rikthimin në Itali dhe sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here