Real Madrid fillon sulmin në merkato!

Real Madrid duket se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Norvegjezi padyshim që këtë vit ka qenë zbulimi më i madh pasi prej shkëlqimit në bundesligën austriake me Salzburg u transferua tek Borussia Dortmund ku edhe aty i mahniti të gjithë me lojën dhe golat e shënuar.

Real Madrid po përgatitë ofertën prej 40 milionë eurosh plus shërbimet e sulmuesit të saj Luka Jovic.

Edhe pse Borussia Dortmund ka deklaruar norvegjezi nuk është në shitje, kjo ofertë vështirë se mund të refuzohet duke marrë parasysh edhe talentin që posedon Luka Jovic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here