Zërat për largimin nga Juve? De Ligt merr vendimin e tij!

Matthijs De Ligt ka bërë të ditur se në planet e tij është qëndrimi afatgjatë tek Juventus, sipas Tuttosport.

Kishe shumë spekulime se Manchester United ishte e gatshme të bënte një lëvizje për mbrojtësin holandez, mirëpo Maurizio Sarri e dëshiron qendërmbrojtësin nën urdhërat e tij të paktën edhe për një sezon tjetër.

Ditë më parë u raportua se Mino Raiola ishte në bisedime me skuadrën e Real Madrid për ta transferuar atje De Ligt-in, por gjithçka tani u hodh poshtë me konfirmimin e vet holandezit që do të qëndrojë akoma në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here