Atletico Madrid pas yllit të Serie A!

Atletico Madrid është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, Arkadiusz Milik.

Kontrata e 26 vjeçarit skadon më 2021 dhe bisedimet për arritjen e një marrëveshje të re kanë dështuar dhe napolitanët mund ta shesin këtë verë për mos ta humbur verën e ardhshme me kosto zero.

Milan dhe Inter janë në garë për të por një ofertë prej 25 milionë eurosh erdhi edhe nga Schalke 04 pak kohë më parë.

Këtë sezon Milik ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje të Serie A.

Atletico Madrid po bëhet gati për një ofertë ku ky lojtar nga Napoli është blerë për 32 milionë euro në 2016 nga skuadra e Ajax.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here