Coutinho në Premier League, por jo tek Liverpool!

Philippe Coutinho duket se tanimë është me një këmbë në Premier League.

Braziliani për momentin është i huazuar tek skuadra e Bayern Munchen por gjermanët kanë bërë të ditur se nuk kanë dëshirë ta blejnë atë nga Barcelona.

Mirëpo as Barcelona nuk ka plane që ta mbajë atë më gjatë, duke filluar kështu interesimet e para për brazilianin.

Chelsea duket se është në rrugën e duhur për të siguruar shërbimet e tij pasi ka filluar bisedimet me agjentin e tij që disa ditë me rradhë.

Mirëpo londinezët po kërkojnë huazimin e tij me mundësi blerje ndërsa katalanasit kërkojnë huazim me detyrim blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here