E bujshme: Manuel Neuer transferohet te gjiganti anglez

Chelsea ka vendosur ta thejë politikën e klubit duke i ofruar kontratë afatgjate një futbollisti mi 30-vjeç.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një portieri të ri, pasiqë Lampard nuk është i kënaqur me Kepa-n dhe Manuel Neuer ka përfunduar në shënjestrën e tyre.

Neuer është në bisedime me Bayernin për rinovimin e kontratës, mirëpo për momentin nuk ka asnjë rezultat dhe duket se largimi nga Allianz Arena është i pashmangshëm. Chelsea dëshiron të përfitojë nga kjo situatë dhe kanë kontaktuar agjentin e Neuer.

Mediat gjermane dhe ato angleze kanë raportuar se londinezët janë të gatshëm të thyejnë rregulloren e klubit duke i ofruar Neuerit kontratë tri vjeçare, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Chelsea i ka ofruar Neuerit pagë prej 12 miliona eurove në sezon, tre milionë euro më pak se sa fiton te Bayerni.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here