Inter dhe Juventus vazhdojnë të duelojnë njëra me tjetrën edhe pse kësaj rradhe jo në fushën e blertë por në merkato.
Të dy skuadrat janë të interesuara për të transferuar Sandro Tonali(Brescia), Gaetano Castrovilli(Fiorentina), Federico Chiesa( Fiorentina).
Mirëpo tani edhe një emër tjetër nga Spanja i është bashkangjitur kësaj liste.
Bëhet fjalë për Ousmane Dembele i Barcelonës i cili po pëlqehet nga të dy gjigantët italian.
Kontrata e tij me katalanasit skadon më 2022 dhe qysh atëherë ka vuajtur shumë nga dëmtimet e pësuara dhe nuk arriti të shfaq potencialin e tij të plotë.
Inter mund të jetë më e favorizuar në këtë situatë pasi Barcelona dëshiron të transferojë Lautaro Martinez dhe Dembele mund të përdoret në këtë lëvizje në merkato.