E zbulon nëna e tij: Cavani drejt transferimit në Spanjë

PSG vendosi të humbiste me parametra zero Edinson Cavanin në merkaton e verës.

Ekipi francez nuk e shiti në janar duke mbajtur futbollistin uruguian që do të largohet në verë si lojtar i lirë.

Mamaja e lojtarit, Berta Gomez, ka folur për të ardhmen e djalit të saj. “Fatmirësisht tani ka disa klube që duan të nënshkruajnë me Cavanin. Ai ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Ka ende 3 muaj për të qëndruar në Paris.

“Ne duhet të mendojmë me kujdes. Në këtë moment, ai nuk ka ndërmend që të rikthehet në Uruguai. Plani i tij është të mbetet në Europë dhe do të na pëlqente të shkonim në Spanjë”, – tha ajo. Një deklaratë e tillë nuk u ka pëlqyer klubeve italiane, sidomos Napolit që e ka kërkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here