Nuk e bleu për 5 milionë euro, tani Juve gati për çmenduri në merkato!

Një prej futbollistëve më të kërkuar gjatë kësaj vere padyshim që do të jetë sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Akoma pa i mbushur një vit me gjermanët sulmuesi norvegjez mund të largohet dhe nga Bundesliga për shkak të interesit të jashtëzakonshëm që është krijuar për të.

Juventus duket se është penduar që nuk tregoi shumë interes për të në merkato, por më dëshpërues është fakti që Fabio Paratici mund ta transferonte atë për 5 milionë euro në verën e 2018 nga skuadra e Molde.

Por edhe atëherë ‘Zonja e Vjetër’ u refuzua nga Haaland i cili preferoi një transferim tek Salzburg ku u shndërrua në një idhull për tifozët e kësaj skuadre dhe jo vetëm.

Mirëpo tani gjërat duken shumë më ndryshe pasi në garë seriozisht ka hyrë edhe Real Madrid, ku sulmuesi norvegjez javë më parë nuk përjashtoi një mundësi për tu transferuar tek Los Blancos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here