PSG pranë blerjes së Willian!

Siç po shihet Willian është në ditët e tij të fundit me skuadrën e Chelseas.

Braziliani edhe vetë e ka bërë të ditur se po largohet nga klubi londinez ku qëndroi plot 7 sezone.

Braziliani vendosi të largohet për shkak se ai dëshironte një kontratë 3 vjeçare me londinezët ndërsa këta të fundit i ofruan vetëm 2 vite.

Shumë skuadra të mëdha Juventus, Barcelona, Bayern Munchen kanë shfaqur interesim për të.

Mirëpo skuadra e tij e ardhshme duket se do të jetë Paris Saint Germain ku aty do të ketë një kontratë 3 vjeçare me pagë vjetore prej 10 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here