Rangnick do të jetë vetëm drejtor, ndërsa trajner i Milanit do të jetë një emër i njohur!

Te Milani pritet të ndodhin ndryshime të mëdha si në skuadër ashtu edhe në bordin drejtues.

Për disa muaj me rradhë është raportuar se Ralf Rangnick do të jetë trajneri i Rosonerëve për sezonin e ardhshëm,  megjithatë gjermani nuk do të ulet në stol, por do ta marrë rrolin e drejtorit.

Rangnick do ta drejtojë politikën e Milanit, ashtu siç po bën tani te RB Leipzieg, ndërsa vendin e Stefano Piolit do ta zërë trajneri i njohur spanjoll Unai Emery.

Ish-trajneri i Valencia, Sevilla, PSG dhe Arsenal është pa angazhman pas shkarkimit nga Topçinjtë dhe është i gatshëm ti rikthehet futbollit. Emery është favorit për stolin e Milanit, pasiqë Rangnick dëshiron të punojë vetëm si drejtor.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here