Solskjaer ‘pastron’ Manchester United!

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se nga Old Trafford ka në plan të largojë plot 5 lojtarë.

Sipas gazetës Manchester Evening News këto shitje do të bëhen për të krijuar fonde për objektivat e Solskjaer për këtë afat veror të transferimeve.

Emrat që duken të konfirmuar deri më tani janë:Phil Jones, Jesse Lingard dhe Andreas Perreira.

Ndërsa Chris Smalling dhe Alexis Sanchez që janë të huazuar këtë sezon mund të shiten përfundimisht në skuadra tjera pasi nuk bëjnë më pjesë në planet e ‘Djajve të Kuq’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here