‘Telenovela’ Donnarumma!

Gianluigi Donnarumma duket se është në një kryqëzim për të ardhmen e tij.

Kontrata e portierit të Milanit skadon më 2021 dhe mes tij dhe klubit akoma nuk është arritur një marrëveshje për zgjatjen e saj.

Por nëse një marrëveshje nuk arrihet deri para kësaj vere atëherë Rossonerët edhe mund ta shesin gardianin e tyre për shkak se verës së ardhshme ai mund të largohet si lojtar i lirë duke bërë kështu që Milan mos të përfitojë asgjë nga largimi i tij.

Juventus duket se ka filluar nga afër të vëzhgoj situatën me italianin por edhe shumë skuadra tjera europiane janë pas tij duke pasur parasysh që çmimi i tij mund të pësoj rënie për shkak të krizës ekonomike që ka shkaktuar COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here