Vidal refuzon milionat kineze për skuadrën italiane!

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal, ka refuzuar një ofertë milionëshe të ardhur nga Kina pasi ai akoma dëshiron të luaj në kontinentin e vjetër.

32 vjeçari po kërkon që gjatë kësaj vere të largohet nga Barcelona për shkak të minutave të pakta që kishte në këmbët e tij dhe duket se ka gjetur skuadrën e tij të re.

Kiliani mund të transferohet tek Inter, ku Antonio Conte ka pranuar publikisht se është një fans i madh i tij.

Barcelonës mund ti hyjë në punë ky transferim për të krijuar raporte më të ngrohta me Neroazzurët për krijimin e mundësive për të transferuar Lautaron në Camp Nou.

Vlera e kilianit vlerësohet diku prej 10-15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here