Barcelona përsëri për shopping te Sevilla: Katalanasit transferojnë mbrojtësin e Andaluzianëve

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Barcelona është e interesuar për transferimin e qendër mbrojtësit të Sevillas Diego Carlos.

Carlos ka bërë një sezon të mirë te Sevilla dhe Eric Abidal e pëlqen shumë brazilianin.

Barcelona ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sevillan, pasiqë në vitet e fundit kanë transferuar lojtarë si Lenglet dhe Rakitic.

Katalansit pritet të nisin sulmin për Carlos në merkaton e verës, ndërsa vlera e brazilianit në treg është 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here