Bombë: Inter transferon yllin e Atletico Madrid

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Interi i është bashkuar Arsenalit dhe Manchester Unitedit në garën për mesfushorin e Atletico Madrid Thomas Partey.

Partey ka kontratë me Atleticon e Madridit deri në vitin 2023, ndërsa Colchoneros i kanë ofruar ganezit kontratë të re që në muajin tetor, mirëpo ai ende nuk ka vendosur.

Kështu Interi dëshiron të përfitojë nga ky rast dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta rrëmbejnë 26-vjeçarin.

Conte është në kërkim të përforcimeve në vijën e mesfushës, ndërsa Partey dhe Brozovic do të formonin një dyshe defanzive të frikshme.

Klauzola e Partey është 50 milionë euro, mirëpo Atletico mund ta shesë atë për një shifër më të ulët pas krizës me koronavirusin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here