Derby d’Italia në merkato: Inter dhe Juventus në garë për yllin e Barcelonës

Derby d’Italia në merkato!

Siç raporton e përditshmja spanjolle Mundo Deportivo, Inter dhe Juventus do të duelojnë në merkato për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës Ousmane Dembele.

Barcelona e transferoi Dembelen nga Borussia Dortmund për shifrën e 125 milionë eurove, mirëpo francezi nuk ka arritur të bind drejtuesit dhe tifozët dhe tani Katalanasit janë të gatshëm ta shesin atë për 70 milionë euro.

Dembele mund të përfshihet në operacionin Lautaro Martinez, ndërsa Juventus pritet t’ia ofrojë Barcelonës kartonin e Bernardeschit dhe para për francezin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here