Garë e madhe europiane për yllin e Napolit!

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz, mbetet padyshim njëri prej mesfushorëve më të kërkuar të këtij viti dhe gjatë verës do të ketë vëmendje të madhe.

Spanjolli ka shkëlqyer me Napolin dhe gjatë kësaj vere ai mund të largohet nga Serie A.

24 vjeçari po kërkohet me ngulm nga Real Madrid por tani duket se Los Blancos nuk janë të vetëm në garë talentin spanjoll.

Në garë ka hyrë edhe Bayern Munchen e cila është shumë e interesuar për të, mirëpo për të arritur deri tek ai nuk do të jetë aspak e lehtë pasi italianët kërkojnë për të hiç më pak se 80 milionë euro për ta lënë të lirë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here