Gati oferta e çmendur: Reali ofron një yll dhe 70 milionë euro për Salah

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Mohamed Salah.

Los Blancos kanë shfaqur interesim edhe për Sadio Mane, por sipas raportimeve të fundit zgjedhja e tyre e fundit është Salah.

Zinedine Zidane e pëlqen shumë sulmuesin egjiptian dhe ka kërkuar nga Perez transferimin e tij. Mbretërit janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Gareth Bale dhe 70 milionë euro për Salah.

Një ofertë mjaftë tunduese për Liverpoolin, pasiqë Klopp e pëlqen Bale. Në rast se Salah largohet, atëherë Liverpooli  me paratë e arkëtuara nga shitja e tij do të hidhet në sulm për Timo Werner.

Kështu Liverpooli do të ketë një sulm të frikshëm me Mane, Firmino, Werner dhe Bale.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here