Interesim i ri për Coutinho!

Philippe Coutinho sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere.

Braziliani aktualisht është i huazuar për një sezon tek kampionët e Bundesligës, Bayern Munchen, por as këta nuk dëshirojnë blerjen përfundimtare të tij.

Siç raporton The Mirror, tani përveç Chelseas që ka shfaqur interesim për 27 vjeçarin në garë ka hyrë edhe rivali i saj, Tottenham Hotspur.

Spurs kanë mundur ta transferonin verën e kaluar Coutinhon mirëpo trajneri i atëhershëm, Mauricio Pochettino, refuzoi ardhjen e tij tek londinezët.

Barcelona i ka vënë një çmim prej 70 milionë eurosh për këdo që dëshiron shërbimet e brazilianit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here