Juventus zgjedh Icardin si partnerin e Ronaldos në sulm!

Juventus ka vendosur që Mauro Icardi do të jetë përforcimi i tyre në sulm për këtë verë.

Paris Saint Germain mund ta blejë argjentinasin për 70 milionë euro por nëse më vonë e shesin atë për ndonjë skuadër italiane atëherë parizienët duhet ti paguajnë 15 milionë euro shtesë Neroazzurëve.

‘Zonja e Vjetër’ ka planifikuar që për këtë transferim të shpenzojë 40 milionë euro dhe ti ofrojë PSG njërin prej yjeve të saj, Alex Sandro ose Douglas Costa.

Çmimi i tyre sillet prej 40-45 milionë euro dhe që të dy pëlqehen nga drejtuesit e PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here