Projektohet shkëmbimi i bujshëm: Milan ka gjetur pasuesin e Donnarummas

Portieri i Napolit, Alex Meret është kandidati kryesorë për ta zëvendësuar Gianluigi Donnarumman te Milani.

Donnarumma pritet të largohet nga Milani në përfundim të sezonit, ndërsa Rosonerët tashmë kanë gjetur pasuesin e tij dhe ai është Alex Meret.

Calciomercato.com, shkruan se Meret është kandidati kryesorë në listën e Milanit për pasuesin e Donnarummas dhe në transferimin e tij mund të përfshihet edhe Franck Kessie.

Kessie nuk bën pjesë në planet e Milanit, ndërsa nga ana tjetër pëlqehet nga Gattuso dhe sipas të gjitha gjasave Milan dhe Napoli do të kompletojnë një super shkëmbim mes tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here