Roma me sytë nga ylli i Chelsea!

Roma duket se është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Chelsea, Pedro Rodriguez.

Sulmuesi anësor këtë verë do të largohet nga Chelsea si lojtar i lirë pasi mbetet pa kontratë dhe një kontratë e re nuk i është ofruar.

Spanjolli duket se të ardhmen do ta vazhdojë në Serie A.

Giallorosët kanë bërë hapin e parë duke i ofruar atij një kontratë 3 vjeçare me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, mirëpo Pedro akoma nuk ka vendosur pasi për të interesim kanë shfaqur edhe Milan, Napoli, Lazio por edhe nga Spanja me skuadrat e Sevillës dhe Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here