Ronaldo: Kjo është arsyeja pse zgjodha Interin!

Ronaldo braziliani ishte dikur futbollisti më i mirë në botë por lëndimet e gjurit e ndaluan atë që të bëhej më i miri në histori pasi padyshim e kishte atë talent në këmbët e tij.

Ronaldo në Europë erdhi në fillim tek PSV Eindhoveen ku shkëlqeu dhe pastaj Barcelona e bleu atë për shifrën e 15 milionë eurove në 1996, shifër kjo që duket qesharake për ditët e sotme.

Braziliani në sezonin e parë shënoi plot 47 gola në 49 ndeshje duke mahnitur të gjithë fansat e futbollit.

Mirëpo vetëm pas një sezoni ai u largua nga Barcelona për tu transferuar tek Inter.

Pas 22 vitesh ‘Fenomeni’ tregon se arsyeja që u largua nga Barcelona ishte se aty nuk e vlerësuan sa duhet atë pasi i ofruan një kontratë jo të mjaftueshme dhe për këtë arsye vendosi të transferohej tek Inter e cili i ofroi një pagë shumë më të lartë.

Me Neroazzurët ai shënoi 59 gola në 98 ndeshje të zhvilluara ku lëndimet në gju e penguan shumë që të jepte maksimumin në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here