Ronaldo ‘urdhëron’ Juven, kërkon transferimin e yllit të Real Madrid!

Ronaldo mesa duket nuk mjaftohet me rolin e futbollistit tek Juve dhe tani ka vendosur të bëj edhe ‘drejtorin’.

Kjo pasi tani CR7 nga drejtuesit e Juventusit ka kërkuar të bëjnë transferimin e mesfushorit spanjoll të Real Madrid, Dani Ceballos.

Spanjolli aktualisht është i huazuar tek Arsenal, por londinezët nuk kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij.

Gjatë verës ai do rikthehet tek madrilenët por as aty nuk pëlqehet nga Zidane dhe për këtë arsyer portugezi e dëshiron ta ketë tek ‘Zonja e Vjetër’.

Çmimi i tij sillet diku rreth 45 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here