Super lëvizje: Ylli i Real Madrid në Serie A!

Real Madrid mund ta shesë këtë verë yllin e saj James Rodriguez për të mbledhur fonde për transferime të reja.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, e ardhmja e kolumbianit me shumë mundësi do të jetë në Serie A.

Ndërkohë Juventus ka një marrëdhënie të shkëlqyer me agjentin e futbollistit, Jorge Mendes, i cili është edhe agjent i Ronaldos.

Si nga aspekti ekonomik por edhe ai komercial, James do të ishte një transferim për Juventus pasi lojtari paguhet 7 milionë euro në vit, shifër kjo e përballueshme nga ‘Zonja e Vjetër’.

Hipotezat tjera janë Napoli por edhe Everton ku trajner është Carlo Ancelotti i cili gëzon marrëdhënie të shkëlqyeshme me futbollistin qysh prej kohës kur drejtonte Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here