Bombë nga Italia: Juventus dhe Inter përgatiten për një shkëmbim spektakolarë

Duket se këtë vit na pret një merkato e zjarrtë në Itali.

SportMediaset, ka publikuar lajmin e ditës duke raportuar se Juventus dhe Inter mund të shkëmbejnë yjet e tyre.

SportMediaset, shkruan se te Juventusi pritet të transferohet Mauro Icardi, ndërsa te Interi dy lojtarë të Biankonerëve për të cilët ka nevojë Antonio Conte për skemën e tij 3-5-2.

Bëhet fjalë për Leonardo Bonuccin dhe Juan Cuadradon. Përveç tyre Juventusi do të duhet tia paguaj Interit edhe një shifër simbolike. Conte beson se dyshja Bonucci dhe Cuadrado do të ambientoheshin menjëherë në skemën e tij.

Juventus është i interesuar për një kohë të gjatë për Icardin dhe Biankonerët janë të gatshëm të sakrifikojnë Bonuccin dhe Cuadradon për sulmuesin argjentinas.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here