Conte ka vendosur për treshen startuese në mbrojtje për sezonin e ardhshëm

Trajneri i Interit Antonio Conte ka vendosur se kush do të jenë tre mbrojtësit titullarë për sezonin e ardhshëm, shkruan Tuttosport.

Italiani ka vendosur që sezonin e ardhshëm në mbrojtje të luaj me Milan Skriniar, Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastonin, duke e lënë jashtë Diego Godin.

Neroaxurët janë të gatshëm ta shesin 34-vjeçarin, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Manchester United dhe Tottenham.

Arsyeja pse Interi nuk dëshiron ta mbajë Godinin në skuadër është paga e lartë prej 6.4 milionë eurove në sezon. Kjo shifër konsiderohet e lartë për një futbollist që nuk do të jetë titullarë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here