Ky është çmimi i Kane!

Tottenham Hotspur i ka bërë të ditur të gjitha skuadrave se kush dëshiron shërbimet e sulmuesit të saj duhet të thyejë rekordin në merkaton e transferimeve.

Harry Kane ka shprehur vetë dëshirë që të largohet nga londinezët por këtë gjë nuk po ja mundëson Tottenham, të paktën jo pa marrë një shifër të çmendur prej shitjes së tij.

Për 26 vjeçarin interesim të madh kanë shfaqur skuadrat e Manchester City, Manchester United, Juventus dhe Real Madrid.

‘Gjelat’ do ta lënë të lirë kapitenin e saj për këdo që është në gjendje të ofrojë 227 milionë euro, gjë që do të tejkalonte edhe shifrën e Neymar që u transferua tek PSG për 222 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here