Milan me rritje page për kapitenin e saj!

Milan pritet të fillojë një revolucion të ri sa i përket lojtarëve të saj.

Rossonerët po planifikojnë largimin e disa prej lojtarëve më të paguar dhe prej sezonit të ri nuk do të ketë pagë më të lartë se 2 milionë euro për lojtarët e saj.

Pikërisht kjo mendohet se është arsyeja pse Donnarumma do të shitet për shkak të pagës së tij prej 6 milionë eurosh në sezon.

I vetmi që pritet të bëjë përjashtim është kapiteni i skuadrës, Alessio Romagnoli, të cilit pritet ti ofrohet një rritje page prej 1 milionë euro më shumë në sezon dhe një rinovim kontrate deri në 2025.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here