Milani ka gjetur pasuesin e Donnarummas: Kampioni i Botës drejt San Siros

Sipas raportimeve të fundit, Milani është i interesuar për transferimin e Hugo Lloris nga Tottenham.

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me paraqitjet e Lloris dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Spurs një portjer të ri. Lloris mund të largohet në fund të sezonit nga Tottenham pas 316 ndeshjeve me fanellën e Spurs.

Milani kërkon të përfitojë nga kjo mundësi dhe ta transferojë francezin në San Siro, pasiqë Donnarumma sipas të gjitha gjasave nuk do ta rinovojë kontratën.

Lloris ka qenë pranë transferimit te Milanit në vitin 2008 si pasues i Didas, por në atë kohë kishte vendosur që t’i bashkohet Lyonit.

33-vjeçari ka kontratë me Spurs deri në vitin 2020 dhe vlera e tij në treg është rreth 15 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Milanin, pasiqë Rosonerët pritet të arkëtojnë 60 milionë euro nga shitja e Donnarummas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here