Zhang hap thesin: 100 milionë euro për dy yjet e Serie A

Juventus dëshiron transferimin e Federico Chiesas nga Fiorentina, por Interi nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe ka në mendje një ofertë tunduese për Violët, shkruan Gazzetta dello Sport.

Antonio Conte e pëlqen shumë Chiesan dhe shpreson ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm. Për ta mposhtu Juventusin, Zhang është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për dyshen e Fiorentinës Chiesa-Castrovilli.

Kjo do të ishte një ofertë mjaftë joshëse për Rocco Commisson, pasiqë 100 milionë euro për një klub si Fiorentina nuk janë pak.

Chiesa ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 7 gola, ndërsa Castrovilli në po aq ndeshje ka shënuar 3 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here