Galaktikët e rinj!

Real Madrid për vitet e ardhshme po përgatit blerjet më të mëdha të viteve të fundit në merkaton e transferimeve.

Kjo pasi në radarët e Los Blancos kanë hyrë lojtarë si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe që do të tentohen të sillen në Santiago Bernabeu.

Drejtuesit madrilenë e dinë se është e vështirë të realizohet një gjë e tillë mirëpo nuk do ta lënë pa e provuar një gjë të tillë.

Haaland do të tentohet të blihet gjatë kësaj vere ku ka një çmim prej 75 milionë eurosh ndërsa verën e ardhshme pritet edhe transferimi i Mbappe për shkak se në 2021 atij i mbetet vetëm edhe një vit kontratë me PSG dhe francezët nuk dëshirojnë ta humbin atë pa përfituar ndonjë shumë të madhe parash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here