Hazard: Vështirë të kontrollojë oreksin gjatë vetëizolimit!

Eden Hazard ka deklaruar se e ka shumë të vështirë ti rezistojë ngrënies së ushqimeve gjatë periudhës së vetëizolimit që është duke e përjetuar tek Real Madrid për shkak të COVID-19.

Ylli madrilen qysh prej ardhjes tek Los Blancos është akuzuar për mbipeshë dhe ka dështuar të bind drejtuesit madrilen për talentin që posedon.

Edhe pse i lënduar, belgu ka deklaruar se po zhvillon ushtrime në shtëpi për të mos humbur plotësisht formën e tij dhe të shërohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here