Leicester e interesuar për Lallana!

Mesfushori i Liverpool, Adam Lallana, duket se është vënë në radarët e skuadrës tjetër nga Premier League, Leicester City.

‘Dhelprat’ po mendojnë një lëvizje për transferimin e tij pasi Lallana pëlqehet shumë nga ish trajneri i tij, Brendan Rodgers.

Mesfushori ka dështuar që këtë sezon të bindë Jurgen Klopp për një vend titullari në formacionin e tij pasi në komplet sezonin ka startuar vetëm 8 ndeshje, shumë larg prej pritshmërive të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here