Liverpool harron Sanchon për Milot Rashicën!

Liverpool duket se ka hequr dorë nga transferimi i Jadon Sancho.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i sulmuesit anglez mirëpo çmimi prej 130 milionë eurosh e bën pothuajse të pamundur transferimin e tij.

Në këtë mënyrë mund të thuhet se vëmendja e Liverpool është zhvendosur diku tjetër!

Milot Rashica është padyshim njëri prej të prefeuarve të Jurgen Klopp dhe gjatë kësaj vere pritet që të zëvëndësojë Xherdan Shaqiri i cili do të largohet në fund të këtij sezoni.

Çmimi i Rashicës sillet diku rreth 35 milionë euro por në rast se Werder Bremen bie nga liga atëherë edhe çmimi i lojtarit nga Kosova do të ulej ndjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here