Inter ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë në Spanjë

Inter kërkon të bëjë disa ndryshime në merkaton e verës, ku synimi kryesor është rifreskimi i krahëve, pasi skema 3-5-2, që aplikon trajneri Conte, kërkon dy anësorë të palodhur.

Ideja më e fundit që ka klubi zikaltër është Emerson, braziliani që luan për Real Betis. Në fakt, kartoni  21-vjeçarit zotërohet nga Barcelona, që e mori për 12 milionë euro nga Atletico Mineiro.

Braziliani është huazuar për 2 vite te Betis dhe ka pasur paraqitje shumë të mira. Inter po e sheh me kujdes situatën e Emerson dhe mund të nisë bisedimet me katalanasit dhe në rast të një marrëveshje, mbrojtësi i djathtë do të kalonte në “San Siro”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here