Plani B: Barcelona do të transferojë yllin e Bayern nëse dështon operacioni Neymar-Lautaro

Nëse Barcelona dështon ta transferojë Neymarin apo Lautaro Martinezin në verë, atëherë Katalanasit do të tentojnë transferimin e yllit të Bayern Kingsley Coman, raporton Bild.

Në Camp Nou priten ndryshime të mëdha në verë dhe Katalanasit do të kenë një punë të vështirë për të transferuar Neymarin apo Lautaron.

Në rast se Bartomeu dështon ta afrojë në klub njërin prej tyre, atëherë do të hidhen në sulm për Coman. Transferimi i Coman nuk është aspak i lehtë, mirëpo 23-vjeçari kushton shumë më pak se Neymar apo Lautaro.

Vlera e tij në treg është 40-50 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Barcelonën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here