Derbi anglez në merkato: Katër skuadra në garë për Rashicën

Katër klube nga Premier League janë të interesuara për transferimin e Milot Rashicës, raporton Der Spiegel.

Der Spiegel, shkruan se Liverpool, Wolves, Aston Villa dhe West Ham dëshirojnë shërbimet e kosovarit dhe në verë do të kemi derbi në merkato për kartonin e tij.

Rashica ka shënuar 10 gola dhe katër asistime në 24 ndeshje të luajtura me Werder Bremen këtë sezon.

Werder gjendet në krizë dhe janë të gatshëm ta shesin Rashicën, ndërsa Liverpooli është favorit për të siguruar shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here