Juventus-Ronaldo, vendoset gjithçka!

Cristiano Ronaldo siç duket do të qëndrojë të paktën edhe një sezon te Juventus përkundër zërave për një rikthim të mundshëm tek Real Madrid.

Mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi të madhe pagës së portugezit i cili momentalisht merr 31 milionë euro në sezon, shumë kjo e jashtëzakonshme duke marrë parasysh krizën ekonomike që po lë pas vete COVID-19.

Mirëpo gjithçka u hodh poshtë nga drejtuesit e Juventus të cilët u shprehën të lumtur me 35 vjeçarin dhe se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’ të paktën edhe për një sezon tjetër.

Nga ana tjetër Real Madrid as nuk ka bërë ndonjë ofertë në drejtim të ish yllit të saj duke hedhur poshtë zërat e mediave të ndryshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here