Real Madrid pas yllit të Arsenal!

Los Blancos kanë shfaqur interesim për të transferuar sulmuesin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang.

Madrilenët me shumë kujdes janë duke e përcjellur situatën nëpër të cilë po kalon gabonezi tek skuadra e ‘Topçinjëve’.

Aubameyang ka qenë lojtar kyç i Arsenal qysh prej transferimit nga Dortmund në 2018, por tani ai ka kërkuar një rinovim kontrate me rritje page gjë që nuk po pranohet nga Arsenal.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga Real Madrid e cila gjatë kësaj vere po përgatitet për një transferim të bujshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here