Sa do të vlenin Pele, Maradona dhe Zidane në tregun e sotëm?

Tregu i transferimeve ka pësuar një ndryshim të madh gjatë viteve të fundit.

Skuadrat nuk e kanë më problem që të shpenzojnë 50 milionë për emra si Kyle Walker, ose afër 100 milionë për Gonzalo Higuain.

Tetë nga 10 transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave kanë ndodhur pas vitit 2017, me emra si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Philkippe Coutinho e Kylian Mbappe – të gjithë që kushtuan mbi 100 milionë euro.

Marrëveshje të tilla nxisin për krahasime me lojtarët e së kaluarës, duke nxitur pyetje se sa do të kushtonin ata në merkaton e sotme.

Nëse Romelu Lukaku është më i vlefshëm se 80 milionë funte, sa do të kushtonte Diego Maradona, apo Pele? Sa do të duhej Real Madrid të paguante për Zinedine Zidane?

Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se çfarë vlere do të kishin lojtarët e të kaluarës në tregun modern, por një metrikë themelore siç është inflacioni jep një ide, megjithëse mbetet e paqartë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell llogaritjet e bëra nga ‘Goal’, mbi atë se sa do të kishin vlerën emrat si Zidane, Cruyff, Pele apo Maradona.

Këto janë shifrat bazuar në inflacion. Por, si ndryshon situata? Nëse Neymar kushtoi 222 milionë euro, atëherë Pele, i cili fitoi Kupën e Botës në moshë të re dhe pati karrierë të madhe, do të vlente rreth 320 milionë euro.

Ronaldo fenomeni supozohet të kishte një vlerë prej 125 milionë eurove, kurse Zidane e Maradona nga 100 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here