Juventus dhe Inter duelojnë në merkato!

Juventus dhe Inter janë të interesuara për të siguruar shërbimet e lojtarit të Brescias, Sandro Tonali.

Gjithë kjo vëmendje ka nxitur edhe reagimin e presidentit të Brescias, Massimo Cellino, i cili deklaroi se do mundohet ta parandalojë ikjen e tij nga klubi por edhe në rast të largimit të mesfushorit do të preferonte një çmim të majmë për të.

Tonali këtë sezon po kërkohet nga skuadrat më të mëdha italiane si Roma, Napoli dhe së fundmi Juventus dhe Inter.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here