Messi ka një kusht për të rinovuar kontratën!

Lionel Messi do të rinovojë prapë kontratën me skuadrën e Barcelonës- deklaroi ish nënkryetari i klubit Emili Rousaud.

Argjentinasi ka kontratë deri më 2021 me Barcelonën dhe bisedimet mes palëve ka një kohë që po zhvillohen për një rinovim tjetër.

Por duket se kushti i Messit për të rinovuar kontratën do të jetë trasnferimi i Neymar tek Barcelona.

Rousaud është i bindur që klubi katalanas do ta rikthejë brazilianin në Camp Nou në mënyrë që të rinovojë me 6 herë fituesin e Topit të Artë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here