Milan futet ‘all in’ për yllin italian

Sandro Tonali vlerësohet si e ardhmja e futbollit italian dhe Milani është i gatshëm të bëjë gjithçka për ta transferuar atë në San Siro. 19-vjeçari e ka fituar epitetin si Pirlo i ri.

Interesim për Tonalin kanë shfaqur të gjithë gjigantët italian, mirëpo Milani është i gatshëm ta mposht konkurencën dhe Rosonerët kanë nisur bisedimet me agjentin e tij.

Tonali nuk e ka fshehur se bën tifo për Milanin që në fëmijëri dhe se do të ishte një ëndërr e bërë realitet transferimi i tij në San Siro. Milani është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për Tonalin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here