City në krizë, largohet mbrojtësi i saj?!

Manchester City në 3 vitet e fundit ka shpenzuar për mbrojtjen e saj plot 160 milionë euro dhe duket se prapë kanë probleme që nuk janë shuar.

Kjo pasi Joao Cancelo po mendon largimin nga ‘Citizens’ vetëm pas një sezoni pasi po përflitet për një transferim të mundshëm tek skuadra e Barcelonës.

Mbrojtja është reparti kyç i filozofisë së lojës së Pep Guardiolës mirëpo për këtë kërkohet përkushtim i madh fizik dhe mental, gjë që portugezi duket se nuk është i gatshëm ta ofrojë.

Megjithatë një shkëmbim po mendohet në mes të Barcelonës dhe City për lojtarët Nelson Semedo dhe Joao Cancelo, gjë që mund ti lërë të dy klubet të kënaqura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here