Gati shkëmbimi i dekadës: Lautaro në Camp Nou, katër yjet e Barcelonës te Interi

Duket se telenovela Lautaro Martinez është drejt fundit.

Argjentinasi është objektivi kryesorë i Barcelonës për merkaton e verës, por problemi i vetëm qëndron te klauzola prej 111 milionë eurove, të cilën Katalanasit nuk janë të gatshëm ta paguajnë me para.

Lautaro thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën dhe në Camp Nou do të përfitojë 10 milionë euro në sezon. Ndërkohë pas shumë bisedimeve, duket se marrëveshja është shumë afër edhe mes Interit dhe Barcelonës.

Interi ka refuzuar shkëmbimin Lautaro-Griezmann, pasiqë problem për Neroaxurët është paga e lartë e francezit prej 17 milionë eurove. Arturo Vidal gjithashtu nuk do të përfshihet në marrëveshje, pasiqë Interi dëshiron ta blejë atë me para.

Neroaxurët i kanë kërkuar Barcelonës që t’i ofrojë katër futbollistë në këmbim të Lautaros.

Interi ka kërkuar nga Barcelona dy mbrojtësit Nelson Semedo dhe Junior Firpo, të cilët pëlqehen shumë nga Antonio Conte.

Semedo vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i majtë Junior Firpo 20 milionë.

Dy emrat e tjerë që janë kërkuar nga Interi janë edhe dy mesfushorët e huazuar momentalisht nga Barcelona, Marc Cucurella dhe Carles Alena.

Cucurella ka shkëlqyer me Getafen dhe vlerësohet 25 milionë euro, ndërsa edhe Alena ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira me Betisin dhe ka vlerë të njëjtë.

Tani i mbetet Barcelonës në duar të vendos nëse do t’i sakrifikojë këta katër yje për të nënshkruar me Lautaro Martinezin, i cili është edhe dëshira e madhe e Messit për repartin e sulmit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here