Ajax i vë çmimin Onanas!

Ajax i ka vënë një çmim prej 40 milionë eurosh për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e portierit të saj, Andre Onana, raporton Daily Star.

Ndër klubet e interesuar është edhe Chelsea që ka hyrë në garë së fundmi pasi për kamerunasin të interesuara më herët kanë qenë Paris Saint Germain dhe Barcelona që njëkohësisht është ish skuadra e tij.

Onana ditë më parë deklaroi se Barcelona është shtëpia e tij dhe nëse është nevoja do të rikthehej në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here