Dortmund në garë për talentin spanjoll!

Borussia Dortmund e ka identifikuar anësorin e skuadrës së Valencias, Ferran Torres, si një objektiv potencial gjatë kësaj vere, raporton Le 10 Sport.

Real Madrid dhe Barcelona janë duke e ndjekur me kujdes 20 vjeçarin i cili ka vetëm edhe një vit kontratë në Mestalla.

Torres ka kontribuar me 6 gola dhe 7 asiste në 35 ndeshje gjatë të gjitha kompeticioneve në këtë sezon për Valencian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here