E konfirmon drejtori sportiv: Thiago Alcantara rikthehet te Barcelona

Drejtori sportiv i Barcelonës, Javier Bordas ka thënë se ata janë të gatshëm që të rikthejnë Thiago Alcantaran në Camp Nou.

Spanjolli u largua nga skuadra katalunase në vitin 2013 në drejtim të Bayern Munichut për 25 milionë euro.

Edhe pse është një lojtar i rëndësishëm për Bavarezët, ai ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re, derisa ajo aktuale i skadon në qershor të vitit 2021.

Mundo Deportivo raporton se Alcantara mund të largohet nga skuadra gjermane, derisa katalunasit e mendojnë seriozisht  transferimin e tij.

Në rast se mesfushori vendosë të rikthehet në Camp Nou, atëherë Bayerni do t’i kërkojë 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Alcantara është dëshira e Lionel Messit që të rikthehet te Barcelona, e që për këtë ka marrë edhe dritën e gjelbër nga bordi i klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here